Ballina Lajmet Kosovë ​Guri: Nomadë është Kurti, jo deputetët

​Guri: Nomadë është Kurti, jo deputetët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i ka quajtur deputetët që nuk po votojnë si “nomadë”

“Nomadë është Albin Kurit i cili nuk është rezident ku jeton, nuk e ka familjen në një vend të gjithën, kështu që ai është nis prej vetës kur e ka bërë këtë epitet për deputetët e opozitës dhe përveç kësaj është e padinjitetshme që nëpërmjet cilësimeve të tilla të mundohet të bëj presion te vota e deputetëve”, tha ai.

Ai tha se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarët e të gjitha partive tjera përvec me Albin Kurtin.

Sipas tij, plani i LDK-së, është i vetmi që ka ofruar një parti politike për daljen nga kriza.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se synimi i tij është që sa më parë të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por, tha se kjo po pengohet nga deputetët e partive tjera

Exit mobile version