Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Guterres drejt Moskës për t’u takuar me Putin-in

Guterres drejt Moskës për t’u takuar me Putin-in

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë të martën në Moskë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, sipas burimeve të Kremlinit.

Guterres pritet të ketë gjithashtu bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, njoftoi të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Shefi i OKB-së kishte kërkuar kohë më parë një takim me Putinin për të diskutuar luftën në Ukrainë. /atsh

Exit mobile version