Ballina Lajmet Kosovë Gylenistët e arrestuar të dyshuar për aktivitete financiare me Serbinë

Gylenistët e arrestuar të dyshuar për aktivitete financiare me Serbinë

Personat te cilët janë depërtuar sot janë te involvuar ne aktivitet te dyshimta financiar i cili ndërlidhë edhe me Serbinë.

Sipas informatave brenda Prokurorisë se Kosovës subjektet juridike të cilat janë përdore nga te dyshuarit kanë pranuar financa nga subjekte te ndryshme te dyshimta.

Aktiviteti financiar me i dyshimtë nga këta persona është ai me Serbinë nga personi V.G me nënshtetësi kosovare. Dyshimi ngitet pasi qe ky aktivitet nuk ndërlidhen me aktivitetin te cilin e zhvillonin këto subjekte.

Pasi qe është identifikuar ky aktivitet i dyshimtë nga autoritetet e zbatimit te ligjit ne Kosove ka filluar një hetim nga i cili rezulton se këta persona përmes aktivitetit te tyre kane tentuar ta shfrytëzoj Republikën e Kosovës për te kryer aktiviteti te dyshimit i cili ndërlidhet me financim te strukturave paralele ne Kosove, Serbi, Bosnje, Kroaci, Holande, ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete tjera.

Arsyeja pse institucionet e zbatimit te ligjit kane ndërmarr masa për te depërtuar këta persona janë është pikërisht aktiviteti financiar i cili është i ndërlidhur me Serbinë.

Nga burimet brenda prokurorisë mësohet se këto pagesa janë kryer ne emër te faturave fiktive apo fantome te cilat nuk kane arritur ti arsyetojnë personat te cilat janë dëbuar nga Kosova. Ndryshe, vërtetim vjen edhe në bazë të ligjit 04/L-219 neni numër 6 pikën 1,2,3,4.

Exit mobile version