Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Haaretz: Pse vlojnë dyshimet se Netanyahu ka vdekur?

Haaretz: Pse vlojnë dyshimet se Netanyahu ka vdekur?

Gishta të tepërt dhe kafja që nuk derdhet, dyshime se ai që shfaqet si lideri i Izraelit është krijesë e IA

Benjamin Netanyahu, njeriu që ka bërë karrierë duke i mbijetuar çdo stuhie politike, tani po përballet me sfidën e tij më të madhe: të vërtetojë se ekziston fizikisht dhe se nuk është thjesht një produkt i mirë-shkruar i Inteligjencës Artificiale.

Pas sulmeve iraniane me raketa, interneti ”zien” nga pretendimi se kryeministri izraelit është zëvendësuar nga një robot apo një imazh i gjeneruar nga kompjuteri. Sipas një raportimi nga Haaretz, gjithçka nisi me disa pamje të turbullta nga konferenca e tij e fundit për shtyp, ku llogari pro-iraniane pretendonin se ai shfaqej me gjashtë, madje edhe shtatë gishta.

Në botën e sotme, ku e vërteta është bërë elastike, ky “gabim teknik” i AI-së u mor si prova përfundimtare se “Bibi” nuk është më mes nesh. Për t’u kundërpërgjigjur, Netanyahu zgjodhi teatrin e tij të preferuar: videon e shkurtër në rrjetet sociale.

I shfaqur në një kafene pranë Jeruzalemit, ai tentoi të bënte atë që di të bëjë më mirë, lojën me fjalë. “Po vdes për një kafe!’- tha ai duke u kërkuar ndjekësve të numëronin gishtat e tij.

Megjithatë, siç vëren Haaretz, kjo “provë jete” nuk bëri gjë tjetër veçse hapi një kapitull të ri të quajtur “Coffeegate”. Skeptikët vunë re se filxhani i tij i kapuçinos ishte plot deri në buzë, por mrekullisht, asnjë pikë nuk u derdh ndërsa ai e lëvizte.

Ironia therëse është se vetë mjeti që Netanyahu ka përdorur shpesh për të manipuluar opinionin – teknologjinë dhe narrativat e kontrolluara – dhe tani ato po kthehen kundër tij. Siç raporton Haaretz, madje edhe inteligjenca artificiale e Elon Musk, Grok, e quajti dorën e tij “një artefakt klasik të AI”.

Sidoqoftë, përtej debateve nëse është një person real apo një imazh i krijuar nga algoritmet, një gjë mbetet e sigurt: asnjë teknologji nuk mund ta bëjë atë të pavdekshëm apo të paprekshëm nga drejtësia.

Pavarësisht nëse vazhdon të luajë rolin e tij në videot e radhës, koha dhe historia nuk harrojnë. Qoftë përmes ligjeve të pashmangshme të natyrës, apo përmes drejtësisë ndërkombëtare që po troket për krimet e panumërta ndaj popullit palestinez, Netanyahu do të përballet me llogaridhënien.

Fundi i tij, qoftë biologjik apo prapa hekurave të burgut, do të jetë momenti kur asnjë truk digjital apo iluzion optik nuk do të mund ta shpëtojë më nga pesha e bëmave të tij. /tesheshi

Exit mobile version