Ballina Sport Futboll Hakan Çalhanoğlu paralajmëron Turqinë: “Kosova nuk është kafshatë e lehtë, mos e...

Hakan Çalhanoğlu paralajmëron Turqinë: “Kosova nuk është kafshatë e lehtë, mos e gjykoni në letër!”

Ylli i Interit dhe kapiteni i kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu, ka treguar respekt maksimal për Kombëtaren e Kosovës në një intervistë të fundit. Teksa fliste për sfidat e ardhshme dhe kundërshtarët e mundshëm si Rumania, Sllovakia dhe Kosova, mesfushori i njohur e bëri të qartë se futbolli nuk luhet vetëm në letër.

Edhe pse shumë tifozë mund t’i shohin këto përballje si të kalueshme për një kombëtare me traditë si Turqia, Çalhanoğlu ka kërkuar përqendrim maksimal, duke e veçuar Kosovën si një ekip që mund t’u hapë shumë punë.

“Në letër duket lehtë, por realiteti është ndryshe”

Gjatë intervistës, Çalhanoğlu foli hapur për mentalitetin e njerëzve që i nënvlerësojnë ekipet në bazë të emrit, duke kujtuar se në futbollin modern nuk ka më ndeshje të lehta.

“Shikoni, kur në short na ra Rumania, Kosova ose Sllovakia, njerëzit menjëherë thanë: ‘Epo Rumaninë e mundim, Sllovakinë dhe Kosovën duhet t’i kalojmë’. Njerëzit i shohin si të lehta. Në letër duket e lehtë… por nuk do të jenë aspak ndeshje të tilla.”

Respekt për “Dardanët” dhe “Frikë” nga stadiumi vendas

Ajo që bie në sy është vlerësimi real që kapiteni turk i bën Kosovës. Ai pranon superioritetin e mundshëm të Turqisë në letër, por e thekson se përballja me “Dardanët”, sidomos në Prishtinë, është një “malor” i vërtetë për çdo ekip.

“Për Kosovën… Po. Ndoshta në kuptimin e cilësisë ose nivelit, ne mund të dukemi më mirë në letër, por prapëseprapë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Sepse do të luajmë në stadiumin e tyre… Do të jetë vërtet një ndeshje e vështirë.”

 

Exit mobile version