Ballina Lajmet Kosovë Haliti: Gaz lotsjellës kanë gjuajtur të gjithë deputetët e opozitës

Haliti: Gaz lotsjellës kanë gjuajtur të gjithë deputetët e opozitës

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka përfunduar dëshminë e tij ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Haliti, i pyetur nga prokurori nëse ka pasur hedhje të gazit në seanca në vitin 2015 tha se ka pasur hedhje të gazit nga opozita.

Haliti nuk e ka veçuar asnjërin prej të akuzuarve që ka hedhur gaz por sipas tij thuajse të gjithë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Haliti tha se në njërën nga seancat ai e ka udhëhequr nga mesi i grupit parlamentar të PDK-së porse ajo ishte seancë jo normale.

Haliti tha se nuk ka parë askënd të lënduar, por nga mediat ka marr vesh se kanë kërkuar ndihmë mjekësore disa por se në sallë nuk ka mbetur i alivanosur askush.

I akuzuari Albin Kurti ka pyetur Halitin se si e ka ditur se ai tym në Kuvend është gaz lotsjellës, Haliti është përgjigjur se “E kam provuar shumë herë”.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka pyetur Halitin, sipas Kushtetutës a e ka deputeti obligim mbrojtjen e territorit.

Derisa Haliti është përgjigjur se e tij ka qenë mbrojtja e integritetit institucional, derisa integritetin territorial realisht e mbron KFOR-i me Policinë.

Haliti tha se atë e brengos fakti se nuk janë shter mjetet e diskutimit por kanë filluar me ato mjete.

Krytari i trupit gjykues Beqir Kalludra nuk ka lejuar të akuzuarit t’i bëjnë shumë pyetje dëshmitarit Haliti duke i vlerësuar ato jashtë çështjes së akuzës.

Exit mobile version