Grupi palestinez Hamas emëroi anëtarin e lartë Khalil al-Hayya në krye të byrosë së tij politike, duke pasuar Yahya Sinwarin, i cili u vra nga forcat izraelite në Gaza në tetor të vitit 2024, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të shkurtër, grupi tha se Al-Hayya ishte “zgjedhur në krye të byrosë politike të lëvizjes”, duke pasuar Sinwarin.
Al-Hayya është një nga figurat më të shquara të Hamasit. Ai mori drejtimin e lëvizjes në Gaza në tetor të vitit 2024 pasi Izraeli vrau Sinwarin dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësi i Sinwarit.
