Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi: I jemi përgjigjur propozimit të emisarit amerikan Witkoff

Hamasi: I jemi përgjigjur propozimit të emisarit amerikan Witkoff

Grupi i rezistences palestineze, Hamasi ka njoftuar se i është përgjigjur përmes ndërmjetësve propozimit më të fundit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

“Sipas këtij propozimi synohet arritja e një armëpushimi të përhershëm, tërheqje e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës dhe sigurimi i ndihmave për popullin tonë,” thuhet në një deklaratë të Hamasit në Telegram.

“Sipas marrëveshjes, do të lirohen 10 pengje izraelite që mbahen gjallë nga rezistenca dhe do të kthehen 18 trupa, në këmbim të një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë.” /mesazhi

Exit mobile version