Anëtari i Byrosë Politike dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Hamas, Musa Abu Marzouknjoftoi se ata kanë marrë një ftesë nga Rusia për të qenë pjesë e bisedimeve për pajtimin e grupeve palestineze.
Në një prononcim për kanalin televiziv “Aksa”, Abu Marzuk tha se Lëvizja nuk ka refuzuar asnjë ftesë që i shërben bashkimit kombëtar dhe paqes së Palestinës.
Ebu Marzuk deklaroi se kushti i vetëm për këtë ftesë ishte “të mos bëhej asnjë lëshim nga konstantet e popullit palestinez dhe të kishte një pjesëmarrje reale politike”.
Duke u bërë thirrje Autoritetit Palestinez dhe Lëvizjes Fatah që të bëjnë autokritikë dhe të pranojnë gabimet e tyre, Abu Marzuk deklaroi se Fatah nuk iu përgjigj ftesës së Algjerisë për të pritur grupet palestineze dhe se nuk i ka kthyer ende përgjigje as kësaj thirrjeje të Rusisë. /trt
