Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi takohet për herë të parë me “Bordin e Paqes” të Trump

Hamasi takohet për herë të parë me “Bordin e Paqes” të Trump

Përfaqësues të Hamasit janë takuar për herë të parë me të dërguarit e “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan Donald Trump, në një përpjekje për të ringjallur iniciativën për Gazën.

Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar në Kajro në fund të javës së kaluar dhe është cilësuar si paraprak, pa ndonjë përparim konkret.

Gjatë bisedimeve, zyrtarët e Hamasit kërkuan rihapjen e pikës kufitare Rafah me Egjiptin, e cila mbetet e mbyllur pas sulmeve ajrore izraelite. Ata paralajmëruan se mungesa e qasjes humanitare mund t’i shtyjë të tërhiqen nga marrëveshjet e armëpushimit.

Megjithëse një armëpushim zyrtar i dha fund luftës dyvjeçare mes Izraelit dhe Gazës në tetor, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore, duke shkaktuar qindra viktima të reja. /mesazhi

Exit mobile version