Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë njoftuar se kanë zënë pritë forcave izraelite që po avanconin në qytetin Deir el-Balah në qendër të Gazës.
Sipas një deklarate të shkurtër, luftëtarët e grupit shpërthyen një “minë tokësore të fuqishme” në zonën Umm Dhahir, në jug të qytetit, në momentin kur një tank Merkava po avanconte. Nuk dihej nëse kishte viktima apo të plagosur.
Më herët, edhe Brigadat al-Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez, thanë se kishin aktivizuar një mjet shpërthyes të vendosur më parë pranë një automjeti të blinduar izraelit në juglindje të Deir el-Balah.
Ushtria izraelite nisi mbrëmë një avancim tokësor në këtë zonë, ku janë zhvendosur qindra mijëra palestinezë dhe besohet se mbahen disa pengje. /mesazhi
