Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi thotë se ka rënë dakord të lirojë 10 pengje ndërsa vazhdojnë...

Hamasi thotë se ka rënë dakord të lirojë 10 pengje ndërsa vazhdojnë negociatat për armëpushim në Gaza

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas tha të mërkurën në mbrëmje se ka rënë dakord të lirojë dhjetë pengje izraelitë si pjesë e “fleksibilitetit” të saj për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, transmeton Anadolu.

Hamasi “vazhdon përpjekjet e tij intensive dhe të përgjegjshme për të siguruar suksesin e raundit të negociatave në vazhdim, duke u përpjekur të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund agresionit kundër popullit tonë, siguron hyrjen e lirë dhe të sigurt të ndihmës humanitare dhe lehtëson vuajtjet në përkeqësim në Rripin e Gazës”, tha grupi në një deklaratë.

“Në angazhimin e saj për suksesin e përpjekjeve aktuale, lëvizja ka treguar fleksibilitetin e nevojshëm dhe ka rënë dakord të lirojë dhjetë të burgosur”, thuhet në deklaratë.

Hamasi tha se çështjet kryesore, duke përfshirë rrjedhën e ndihmës, tërheqjen e forcave izraelite nga enklava dhe garancitë reale për një armëpushim të qëndrueshëm, mbeten nën diskutim.

Delegacionet nga Hamasi dhe Izraeli po vazhdojnë negociatat në kryeqytetin e Katarit, Doha, për t’i dhënë fund luftës që ka marrë më shumë se 57.000 jetë palestineze që nga tetori 2023.

Exit mobile version