Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë hapur dy kuzhina statike për familjet në nevojë.
Dy kuzhinat, në Tophane dhe Aktash do të ofrojnë ushqim të nxehtë prej orës 18:00.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Prishtinës nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 18:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie.