Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërheqjes së numrit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor.
Haradinaj ka theksuar se numri 129 është simbol i AAK-së në këto zgjedhje, duke shprehur angazhimin e tij për të punuar së bashku me qytetarët e Kosovës dhe duke nënvizuar se ‘Kosova na thërret’.
“129-është numri i AAK në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si Një, jemi krah teje Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.
