Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton: “Zbulimi i hershëm=Mbijetesë”, që u organizua për të 11-ën herë nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, udhëhequr nga Nafije Latifi.
Me këtë rast, Haradinaj tha se nuk ka njeri në glob që nuk e kupton se sa është me rëndësi diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje, shkrun klan kosova.
“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se kjo vetëdije e ngritur duhet të përhapet te të gjithë.
“Jo çdo herë personi vet merr vendimin. Shumë herë vendimin për të mund ta marrin familja, ata që qëndrojnë më së afërmi. Duhet t’i inkurajojmë femrat, ato në qytete dhe zona rurale, që të marrin guximin njerëzor, të besojnë dhe të veprojnë me kohë”.
