Ballina Lajmet Kosovë Haradinaj përsërit kërkesën për dorëheqjen e Kurtit: E ka shansin e fundit...

Haradinaj përsërit kërkesën për dorëheqjen e Kurtit: E ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe ka thënë se ai është duke e shtyrë një autonomi për veri të vendit.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto veprime të Kurtit janë të rrezikshme dhe anti-kombëtare.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës.

“Por ky skenar ‘nuk do të kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e tij. Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, ka shkruar ndër të tjera Haradina

Exit mobile version