Ballina Lajmet Kosovë Haradinaj pret në zyrë ‘kreun e nëntokës’ së veriut të Kosovës

Haradinaj pret në zyrë ‘kreun e nëntokës’ së veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në një komunikatë të shkurtë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj sot zhvilloi një “takim pune” me Rakiqin e Radojçiqin.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatë.

Emri i Radoiçiq është përmendur shumë në opinion pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Në një incizim të një interviste për një gazetar të BIRN-it të dhënë pak para vrasjes, Ivanoviq e pranonte se ka pasur probleme me Radoiçiqin.

Haradinaj është takuar me Radoiçiqin edhe më herët, në kohën kur kërkonte votat e deputetëve të Listës Serbe për t’u bërë kryeministër.

Exit mobile version