Ballina Lajmet Kosovë Haradinaj thotë se e lexoi draftstatutin “që nuk e panë” PDK-ja e...

Haradinaj thotë se e lexoi draftstatutin “që nuk e panë” PDK-ja e LDK-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin në PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë.

Ai ka thënë se kanë zhvilluar bisedë për hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe çfarë mund të pres Kosova pas implementimit të planit franko-gjerman.

“E kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve në këto komuna. Çdo herë u referohet ligjeve dhe Kushtetutës. Komentet se a pajtohemi me këtë draft do të bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë draft pra nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi, por janë plotë lehtësira që krijohen në arsim, shëndetësi, funksion dhe mundësi që jep Asociacioni”, ka deklaruar ai pas takimit me Lajçakun.

Exit mobile version