Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi, shkruan indeksonline.

Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse e kam pas interes personal, i kom thanë Amerikës që e kam për veti, nëse e kam pas për Deçan, i kam kallxu. Kam ditë me i kallxu pse. Kurrë s’kam shkuar me i thanë Amerikës diçka që s’është mirë për Kosovën. Nëse kam shkuar, i kam thënë a ma bon naj ndihmë personale. Po jo me marr në qafë krejt Kosovën për një hall temin. I lus amerikanët t’i dallojnë këto kërkesa: që janë për hall personal, e që janë për një Kosovë. I lus këta tonët që kur kanë ndonjë hall t’i thonë në sy amerikanëve çfarë halli kanë e të kërkojnë ndihmë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Exit mobile version