Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë për një vizitë te babai i tij, i cili është i sëmurë dhe po trajtohet në QKUK.
Ai aktualisht është në Klinikën Interne dhe derisa po hynte ishte i shoqëruar nga forca policore.
Burime të Tëvë1 kanë treguar se Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.
Mbrojtja e Thaçit, katër herë kishte kërkuar leje për vizitë nga Specialja, dy herë i ishin aprovuar ndërsa të tretën Specialja ia ka refuzuar dyfish.
