Ballina Lajmet Haxhinjtë kryejnë ritualin e “gjuajtjes së shejtanit me gurë”

Haxhinjtë kryejnë ritualin e “gjuajtjes së shejtanit me gurë”

Besimtarët muslimanë të cilët ndodhen në vendet e shenjta për të pëmbushur obligimin e haxhit, në ditën e dytë të Kurban Bajramit vazhdojnë të kryejnë edhe ritualin e “gjuajtjes së shejtanit me gurë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Haxhinjtë në Mina dhe Mekë për të “gjuajtur shejtanin me gurë” janë nisur nga Xhemerat-i që në orët e para të mëngjesit.

Haxhinjtë në tre vendet e “gjuajtjes së shejtanit me gurë” po përbushin obligimin e tyre duke hedhur nga shtatë gurë.

Në vendin e “gjuajtjes së shejtanit me gurë” i cili pas rrëmujës që ndodhi vitin e kaluar sapo janë bërë me katër kate dhe nuk ka shumë grumbullime.

Gjithashtu edhe forcat e sigurisë të cilët kanë marrë masa të forta sigurie nuk lejojnë pritjen e haxhinjve në vendet e “gjuajtjes së shejtanit”.

Në rrëmujën e vitit të kaluar në Mina gjatë këtij rituali të haxhinjve humbën jetën 769 persona.

Exit mobile version