Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Haxhinjtë nisën për në Mina ndërsa Haxhi 2021 fillon zyrtarisht

Haxhinjtë nisën për në Mina ndërsa Haxhi 2021 fillon zyrtarisht

Vetëm 60,000 qytetarë dhe banorë të vaksinuar plotësisht të mbretërisë u lejuan të marrin pjesë në haxhin e sivjetmë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Haxhinjtë u nisën nga qyteti i shenjtë i Mekës për në luginën Mina gjatë mbrëmjes të së dielës, duke filluar kështu ritualet e haxhit që Arabia Saudite për të dytin vit me rradhë po e mban në formë të zvogëluar.

Që nga e shtuna, haxhinjtë grupe grupe kanë bërë ritualin e tavafit në Qabe dhe pastaj janë nisur për në Mina ku kalojnë natën në kampet e përgatitura për ta.

Pastaj gjatë ditës së hënë haxhinjtë dalin në rrafshnaltën e Arafatit, ku kryejnë njërin nga ritualet themelore të haxhit dhe ku qëndrojne deri në mbrëmje.
Pas lutjeve të bëra, besimtarët vizitojnë kodrën Jebel-i Rahme (Kodra e mëshirës) në të cilët thuhet se janë takuar njeriu i parë Ademi dhe gruaja e tij Hava.
Pas qëndrimit në Arafat, besimtarët do të marrin rrugën drejt Muzdelifes, dhe më pas kthehen në Mina, për të kryer ritualin e “hedhjes së guralecëve” në tre vendet e quajtur “xhemrat”.
Hedhja e guralecëve, simbolizon luftën kundër djallit.
Të marten, muslimanët anembanë botës fillojnë kremtimin e Kurban-Bajramit. /mesazhi.com

Exit mobile version