Ballina Lajmet Kosovë Haxhiu: Nëse PAN i bën 61 numra me shantazh, duhet veprim i...

Haxhiu: Nëse PAN i bën 61 numra me shantazh, duhet veprim i Prokurorisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar veprimin e Prokurorisë së Shtetit nëse PAN arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë, PAN ka shantazhuar dhe blerë deputetët e Parlamentit.

“Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin per parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesor për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe per krimin e korrupsionin.

Andaj nese koalicioni PAN arrin t’i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputeteve!

Nuk duhet lejuar që shitblerja e deputeteve të shnderrohet ne traditë. Raste te tilla kemi pasur edhe me heret dhe si te tilla jane injoruar nga prokuroria”,(sic) ka shkruar Haxhiu, në një reagim në Facebook.

Exit mobile version