Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Henry Kissinger mbanë ligjëratë, studentët e akuzojnë për krime lufte

Henry Kissinger mbanë ligjëratë, studentët e akuzojnë për krime lufte

Studentët e Universitetit të Nju Jorkut kanë protestuar kundër ligjërimit të mbajtur nga ish-Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në krimet të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Kissinger, tani 95 vjeç, u paraqit në Shkollën e Biznesit të Nju Jorkut të martën në mbrëmje, si pjesë e folësve në programin ‘Bisedë me Mervyn King’.

Ndërkohë, protestuesit, disa prej të cilëve anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare Socialiste, u mblodhën jashtë për të denoncuar historinë e ndezur të Kissingerit për pozicione të përgjakshme të politikës së jashtme, duke përfshirë mbështetjen e tij për diktatorin kilian Augusto Pinochet në vitet 1970, nën të cilin 80,000 kundërshtarë politik u burgosën dhe së paku 3,000 ekzekutuan.

Ndërsa brenda sallës, Kissinger u ndërpre vazhdimisht nga protestuesit e krahut të majtë, me thirrjet “Henry Kissinger, në emër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ju jeni një kriminel lufte, keni kryer genocid kundër popullit të botës!”

Protestuesit u shpërndanë shpejt nga policia. /MESAZHI/

Exit mobile version