Thierry Henry ka filluar kontaktet me klubin e Bordeaux.
Bordeaux ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Thierry Henry rreth angazhimit të tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports News”.
Klubi nga Ligue 1 ka suspenduar menaxherin Gus Poyet pas kritikave të tij ndaj klubit.
Poyet ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë në detyrë, përcjell “lajmi.net”.
Henry thuhet se është i interesuar për detyrën e trajnerit në Bordeaux, pas aventurës si asistent i selektorit të Kombëtares së Belgjikës.