Ballina Lajmet Hetimi mbi FETO-n në Turqi, arrestohet 11 ish oficerë

Hetimi mbi FETO-n në Turqi, arrestohet 11 ish oficerë

Së paku 11 persona janë arrestuar, në mesin e gjithsej 22 të tillëve për të cilët është shpallur fletarrest në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste FETO/PYD. Hetimi zhvillohet kundër strukturës së të infiltruarve të FETO-s në Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria republikane në Ankara ngriti hetim pasi u zbulua se pjesëtarët e FETO-s kanë zhvilluar komunikim përmes telefonave special. Më pas u shpall fletarrest për së paku 22 persona.

Forcat e Sigurisë së Turqisë sot në mëngjes filluan aksionin paralel për arrestim në Ankara, Eskişehir, Sivas, Bilecik dhe Afyonkarahisar, ndërsa në këto aksione u arrestuan së paku 11 persona, për të cilët dyshohet se ndërlidhen me FETO-n.

Bëhet fjalë për oficerë në ushtrinë turke, në mesin e të cilëve janë gjashtë ish pilotë. Mësohet se tre persona janë arrestuar gjatë hetimit të mëhershëm.

Exit mobile version