Është hedhur shorti i fazës së 1/8-tave në Ligën e Kampionëve.
8 ndeshje të rëndësishme do të zhvillohen, me garën e madhe të hapur për titullin me vesh të mëdhenjë.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjet Real Madrid-Manchester City, përballje kjo që zhvillohet për të 5 vit radhazi si dhe PSG ndaj Chelseat.
Përballjet tjera do të jenë Atalanta-Bayern Munich, Newcastle-Barcelona, Galatasaray-Liverpool, Bodo/Glimt-Sporting, Bayer Leverkusen-Arsenal dhe Atletico Madrid-Tottenham.
Ndeshjet e para luhen më 10 dhe 11 mars, ndërsa të kthimit një javë më pas.
