Një tregim shumë interesant dhe mund të ju shërbej në shumë fusha.
✍️- Titullohet “Historia e lidhjeve të Gjakut”:
Thuhet se një burrë hyri në një vend mbretëri dhe filloi të bredhte rrugëve të saj, duke shpallur e lajmëruar me zë të lartë: “Unë jam politikan! Unë zgjidh të gjitha problemet dhe pajtoj ata që janë në mosmarrëveshje… Unë jam politikan!”
👈- Mbreti dëgjoi lajmin e tij dhe e thirri në oborrin e tij.
Mbreti tha: “Ti je politika a?, që do të thotë se stërvit kuajt. Unë kam një kali kokëfortë që dua që ta stërvitësh dhe ta zbutësh.”
Burri u përgjigj: “Zotëri im, unë jam politikan për njerëz e jo me stërvit kuaj, ky nuk është profesioni im.”
Mbreti tha: “Ky është një urdhër. Shko dhe kujdesu për kalin tim, ose do të të vras.”
Burri i tmerruar u përgjigj: “Po, zotëri im po shkoj!”
Mbreti porositi dy ushqime për burrin: oriz dhe supë për drekë dhe darkë.
Burri filloi ta stërviste kalin për disa ditë, pastaj u largua duke ikur. Rojet e mbretit e kapën dhe e çuan para mbretit.
Mbreti pyeti: “Pse ike? A gjete ndonjë të metë te kali im, që të bëri të ikje nga stërvitja e tij?”
Burri i tha mbretit; Do të të tregoj për të metën e kalit tënd, por më jep fjalën tënde të nderit, se nuk më bën asgjë.
Mbreti: Po ta mbaj fjalën nuk të bëj asgjë. Cili është behanja e meta e kalit tim?
Burri: Kali yt është i racës së pastër, por nuk është ushqyer nga qumshti i nënës së tij.
Mbreti u zemërua nga fjalët e burrit dhe e akuzoi atë se gënjente. Ai e burgosi dhe pastaj urdhëroi që ish-dhëndri të sillej para tij, duke e pyetur: “Nga është ushqyer kali yt, përndryshe do të të pres kokën?”
Dhëndri u përgjigj: “Kur lindi kali yt, nëna e tij pela i ngordhi. Nuk munda të gjeja qumësht për të përveç një lope në stallë. I frikësohesha zemërimit tënd, kështu që e mbajta të fshehur këtë.”
Mbreti urdhëroi që burri të sillej nga burgu dhe e pyeti: “Si e dije që kali im nuk ishte më i racës së pastër?”
Burri tha: “Një kal nuk kërkon ushqim dhe bari në tokë, përkundrazi, atij kur i vjen ushqimi duhet mban kokën lart. Kali yt u soll si një lopë, duke kërkuar ushqimin e tij dhe duke ulur kokën tek ai.”
👈- Mbreti u impresionua nga zgjuarsia e burrit dhe urdhëroi që ai të bëhej këshilltar i gruas së tij, mbretëreshës.
Burri në fillim refuzoi, por mbreti kërcënoi ta vriste, kështu që burri iu bind. Mbreti më pas urdhëroi që burrit (politikanit) t’i jepeshin dy pula për drekë dhe darkë.
Burri punoi për mbretëreshën për disa ditë, pastaj u largua duke ikur. Rojet e arrestuan dhe e çuan para mbretit.
Mbreti: Çfarë gjete te mbretëresha jonë që ju bëri të iknit?!
Burri: A do të më jepni siguri nëse ju tregoj atë që kam hetuar!
Mbreti: Po, e keni fjalën time.
Burri filloi t’i tregon; Gruaja juaj është mbretëreshë, por ajo nuk është bija e mbretit siç e imagjinoni apo e keni ditur!
Mbreti u zemërua dhe e burgosi burrin.
Pastaj ai udhëtoi te vjehrri i tij, babai i gruas së tij, në mbretërinë fqinje. Kur mbeti vetëm me të, ai mbajti një shpatë në fyt dhe i tha: “Më trego të vërtetën për prejardhjen e vajzës sate, (gruas time)?
Vjehrri i tij (mbret) tha: “Po, ajo nuk është vajza jonë biologjike. Unë kisha një vajzë dyvjeçare që vdiq nga një sëmundje. Isha marrë vesh me babanë tënd që ajo do të martohej me ty kur të rritesh. Kur ajo vdiq, solla një vajzë cigane dhe e rrita si vajzën time… dhe pastaj e martova me ty.”
Mbreti u kthye në mbretërinë e tij, e liroi burrin nga burgu dhe e pyeti: “Si e mësove për origjinën e gruas sime?”
Burri u përgjigj: “Është një karakteristikë e ciganëve se kur flasin i mbyllin sytë, dhe gruaja jote kur flet i mbyll sytë shpeshë.
👈- Mbreti u impresionua shumë nga burri dhe vendosi ta bënte atë shërbëtor të nënës së tij. Burri u përpoq të refuzonte, por mbreti e kërcënoi se do ta vriste, kështu që ai pranoi.
Mbreti urdhëroi që burrit t’i jepeshin dy kingja çdo ditë për drekë dhe darkë. Pas disa ditësh, burri prap u largua duke ikur, por rojet e kapën dhe e sollën përsëri.
Mbreti pyeti: “Çfarë mësove për nënën time që të bëri të largohesh?”
Burri pyeti: “A do të më japësh fjalën për siguri?”
Mbreti u përgjigj: “Po. Fol çfarë mendon dhe çfarë ke parë!
Burri (politikani) i tha: “Ti… ti nuk je djali i babait tënd, nuk je i mbretit.”
Mbreti u zemërua shumë dhe e burgosi burrin. Pastaj shkoi tek nëna e tij dhe e pyeti me nervozizëm: “A jam unë djali i mbretit?”
Nëna Mbretëreshë u përpoq t’i shmangej pyetjes, pastaj më në fund rrëfeu: “Burri im, Mbreti, ishte steril. Megjithatë, çdo vit ai martohej me nga një vajzë nga mbretëria, dhe pas nëntë muajsh, nëse ajo nuk i lindte fëmijë, ai e vriste.
Pastaj dëgjoi për mua si gruaja më e bukur e kohës sime dhe u martua me mua pasi më detyroi të divorcohesha nga burri im i mëparshëm, i cili ishte një kuzhinier pallati. Por Mbreti nuk e dinte që isha shtatzënë nga burri im i mëparshëm… dhe kështu të linda ty.”
Mbreti u kthye në pallat dhe urdhëroi që burri (politikani) të sillej para tij. Ai bërtiti: “I mallkuar qoftë! Si e mësove një sekret kaq të rrezikshëm?!”
Burri (politikani) u përgjigj: “Mbretërit nuk shpërblejnë me ushqim, oriz, pula, kingja. Të gjitha shpërblimet e tua për mua ishin thjesht ushqim shtesë. Kuzhinierët janë ata që shpërblejnë me ushqim, jo mbretërit!”
Prof. ass. dr. Musa Vila
