Historia e Ullinjve dhe Kaktusit:
“Kudo që shihni kaktus, dijeni se në atë vend ka pasur një fshat palestinez”.
Kjo është ajo që ju thonë nëse vizitoni ndonjëherë Bregun Perëndimor në P4lestinë.
Izr4eli ka shkulur, ka shkatërruar me buldozer, ka fshirë fshatra dhe qytete për dekada të tëra për të bërë tokë të re. Por problemi është se Kaktusi vazhdon të rritet përsëri. Pavarësisht se si ata përpiqen të shkatërrojnë tokën dhe dheun dhe të ndërtojnë vendbanimet e tyre, kaktusët vazhdojnë të kthehen.
Një shoku im sapo u kthye nga atje duke më sjellë një dhuratë: vaj ulliri të shtrydhur në vend nga një fshati i tij në Bregun Perëndimor.
“Harrojini gjërat komerciale që blini nga dyqanet. Ne prodhojmë vaj në fshatrat tona.”
Ata shtrydhin ullinjtë në mullinjtë e gurit, përdorin qese të pastra të dedikuara prej kashte për t’i shtrydhur ato në makinat ekstraduese. I njëjti proces që është bërë për 100, 200, 400 ndoshta 600 vjet. Po aq të vjetra sa këto pemë. Merr një produkt të tokës, e shtrydh deri në kufijtë e tij dhe merr atë ar të pastër jeshil. Një ilaç shërues i jetës.
“Vetëm hidh pak vaj” është përgjigja për gjithçka në Palestinë.
I uritur? Shtoni vaj. Pak i sëmurë ? Fërkohuni me vaj. Dëshironi të ndiheni më mirë me botën? Vaji e vjetër sa toka është aty për ju. Ata nuk janë vetëm ullinj. Ata janë pjesë e familjes. Ata janë aty për t’ju ushqyer, për t’ju shëruar dhe për t’u kujdesur për ju.
Si mund të shkulësh një pjesëtar të familjes dhe ta quash atë tokë tënden? Unë nuk kam asnjë ide!
Pemët nuk pajtohen me këtë. Dhe kaktusi definitivisht nuk pajtohet me këtë. Ndoshta i kemi kuptuar të gjitha gabim! Ndoshta pemët e ullirit nuk janë vetëm një zgjatim i trashëgimisë palestineze. Ndoshta, vetë p4lestinezët janë një zgjatim i tokës. Ata janë si pemët.
Ju mund t’i mposhtni, mund t’i bëni presion, mund t’i shtrëngoni dhe t’i shtyni përtej çdo kufiri njerëzor. Por ata nuk vdesin. Si ullinj të grimcuar që prodhojnë ar jeshil. Dhe nga vdekja do të lindin një milion jetë. Dhe dhimbja e tyre përfundimisht do të jetë ilaçi shërues për të gjithë ne.
Dhe nëse përpiqeni t’i çrrënjosni ato, ato nuk do të largohen. Ju mendoni se do ta bëjnë. Por ata kthehen. Si kaktus. Për t’ju sfiduar, për t’u ngritur kundër jush, për të marrë abuzimin tuaj dhe për t’ju shpuar. Ata janë atje, për të qëndruar. Përgjithmonë.
Bassem Youssef
Nga: Ilir Hoxha
