Ballina Lajmet Kosovë Historia e ushtarit spanjoll, i cili u vra në Luftën Bosnjes teksa...

Historia e ushtarit spanjoll, i cili u vra në Luftën Bosnjes teksa po shpërndante gjak për të plagosurit

Togeri i Armatës së Spanjës, Arturo Muñoz Castellanos, vdiq më 13 maj 1993 si anëtar i UNPROFOR-it, për shkak të lëndimeve të rënda që ai mori teksa po dërgonte gjak në një spital në Mostar.

Ai ishte viktima e parë e kontingjentit spanjoll në UNPROFOR, i cili mori pjesë në misionin paqeruajtës gjatë luftës në Bosnje e Herzegovine. Predha e mortajës ra menjëherë pranë Castellanosit. Misioni i tij ishte të dorëzonte gjakun dhe plazmën e gjakut në dy spitale në Mostar, sipas El Espanol.

Gjaku ishte shumë i rëndësishëm, pasi shumë njerëz u plagosën rëndë. Arturo Muñoz Castellanos donte të ndihmonte njerëzit dhe të luftonte për jetën e tyre. Ai nuk u kujdes shumë për jetën e tij atëherë.

Ai u vra në moshën 28 ​​vjeçare dhe Ushtria e Spanjës botoi fotot e tij që u shkrepën në maj të vitit 1993, pikërisht përpara vdekjes së tij, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij.

Ai mblodhi gjakun dhe plazmën e gjakut më 11 maj 1993, në Metkovic dhe pastaj u largua për në Mostar. Njerëzit rreth tij po vriteshin, ndërtesat u shkatërruan.

Ai erdhi në pjesën perëndimore të qytetit që ishte nën kontrollin e HVO-së, ku arriti të dorëzojë gjysmën e gjakut dhe pastaj shkoi në territorin që ishte nën kontrollin e Armatës së RBiH, me qëllim që të dergohej gjaku në spital në bregun lindor të lumit Neretva.

Ai vuri re një njeri të plagosur në tokë në rrugën e tij. Ai nuk hezitoi një sekondë për ta ndihmuar. Granata ra menjëherë pranë tij në atë moment dhe e plagosi rëndë atë. Pas kujdesit të menjëhershëm mjekësor që iu dha atij në Mostar, ai u transferua në Madrid.

Dy ditë më vonë, më 13 maj 1993, ai vdiq në spitalin e Madridit.

Tani, 25 vjet më vonë, Ushtria e Spanjës kujton Toger Artur Muñoz Castellanos, njeriun që dha jetën e tij për të shpëtuar njerëzit e tjerë. /MESAZHI/

Exit mobile version