Ballina Lajmet Kosovë Historianët e Deçanit: Serbët gjenocidalë nuk kanë vend në Mushtishtë e as...

Historianët e Deçanit: Serbët gjenocidalë nuk kanë vend në Mushtishtë e as në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë së Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtishtë të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Ky subjekt i ka bërë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtar që të mos provokohet situata “me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare” ngase kjo nuk është e pranueshme dhe “është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët”.

Exit mobile version