Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Holandë: Hetim për dhunë raciste të policisë ndaj dy grave myslimane

Holandë: Hetim për dhunë raciste të policisë ndaj dy grave myslimane

Në Holandë ka nisur një hetim lidhur me dhunë raciste të ushtruar nga një polic, i cili ka goditur me shkelma dhe ka përdorur shkop ndaj dy grave myslimane, transmeton Anadolu.

Në një njoftim me shkrim nga policia thuhet se mbrëmjen e 26 janarit, në qytetin Utrecht, policia ka ushtruar dhunë dhe se pamjet e incidentit janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në deklaratë theksohet se pamjet në fjalë mund të jenë tronditëse dhe të ngrenë pikëpyetje, duke shtuar se këto detaje po merren seriozisht.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të shqyrtohen të gjitha pamjet e regjistruara me kamera lidhur me ngjarjen dhe se është nisur një hetim i gjerë. Në njoftim thuhet se një grua është ndaluar me arsyetimin se ka fyer policinë.

Në një raportim të transmetuesit publik NOS, citohet një zëdhënës i policisë të ketë deklaruar se pamjet e shpërndara kanë shkaktuar “emocione të forta dhe pyetje, veçanërisht në lidhje me racizmin”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se një polic në Utrecht ushtron dhunë ndaj dy grave myslimane duke i goditur me shkelma dhe duke përdorur shkop.

https://x.com/i/status/2016500342481895705

 

Exit mobile version