Ballina Artikuj ‘Holokausti’ i shumëfishtë i Gazës…!

‘Holokausti’ i shumëfishtë i Gazës…!

Sali Shasivari

Tashmë bëhen gati nëntë muaj që nga fillimi i ‘episodit’ më të ri të terrorit, krimit, masakrave, gjenocidit, dhe spastrimit etnik izraelit ndaj popullit palestinez në përgjithësi, dhe popullit të Rripit të Gazës në veçanti…!
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë barbarinë dhe terrorin sistematik të ‘sajesës histerike dhe paranojake’ të ashtuquajtur I z r a e l…!
Brenda më pak se nëntë muajve, mbi 35 mijë të vrarë (shumica e tyre fëmijë dhe gra)… Mbi 80 mijë të plagosur… Mbi 8 mijë njerëz nën rrënoja… Mbi 17 mijë fëmijë të shndërruar në jetimë… Mbi 350 mjekë dhe personel shëndetësorë të vrarë… Mbi 130 gazetarë të ekzekutuar… Mbi 32 spitale të shkatërruara… Mbi 100 autoambulanca të targetuara dhe të shkatërruara… Mbi 1 mijë xhami të rrënuara… Mbi 75% e objekteve arsimore të shkatërruara… Mbi 70% e banesave dhe shtëpive të demoluara…!!!
Për gati nëntë muaj rradhazi, pa thuajase asnjë armëpushim, një territor i përmasave 365 km2, me një popullsi prej 2 milion banorësh (vendi më i dendur në sipërfaqen e tokës), i izoluar nga të gjitha anët për gati njëzet vite, po i nënshtrohet një barbarie, gjenocidi, dhe ‘politike të tokës së djegur’ të paparë në historinë më të re…!
‘Viktimat’ e dikurshme të ‘Holokaustit’, po ushtrojnë ‘Holokaust’ të shumëfishtë ndaj shpëtimtarëve të tyre, ndaj atyre që, dikur, i pritën krahëhapur, duke u ofruar strehim, ushqim, veshëmbathje, dhe ngrohtësi…!
Një aparat i tërë histerik dhe paranojak, i udhëhequr nga një grup politikanësh të çmendur, të nxitur nga një ideologji ultra-ekstreme e përmasave bibliko-apokaliptike, të përkrahur nga shtresat e kolonëve okupatorë si dhe nga cionizmi botërorë, ia kanë mësyer që ta asgjësojnë një popull dhe kulturë të tërë autoktone, duke ushtruar terror sistematik shtetëror të përmasave botërore…!
E gjithë kjo po ndodh me bekimin dhe përkrahjen e “botës së civilizuar” dhe fuqive të mëdha, si dhe para syve të pjesës tjetër të botës që s’bëzanë…!
Aq shumë janë normalizuar pamjet apokaliptike të terrorit, bombardimeve, vrasjes, masakrave, krimit, gjenocidit, etj., si dhe pamjet e fëmijëve të djegur dhe të copëtuar, sikur të ishin skena filmike…!
Nuk kujtoj të kishte patur ndonjë periudhë në të cilën kjo botë – dhe njerëzimi në të – të ketë qenë më e shëmtuar dhe më e ‘pështirë’ se sa bota dhe koha në të cilën jetojmë…!
Është ky ‘Holokausti’ i shumëfishtë i Gazës, i cili përpos që po vret, shkatërron, dhe djeg një popullatë të tërë të pafajshme, i njejti, rrezikon që të djeg gjithçka njerëzore, nëse ka mbet diç prej saj…!
Mbase, popullata palestineze në përgjithësi, si dhe populli i Gazës në veçanti, po ‘paguajnë çmim’ mjaft të madh për lirinë, dinjitetin, nderin, pragun, të drejtat, dhe atdheun e tyre… Por, jam më se i sigurtë se, herët apo vonë, kriminelët dhe përkrahësit e tyre do të paguajnë çmim tejet të rëndë për krimet e tyre, ndërsa, pjesa tjetër e botës do të paguajë çmimin e heshtjes së tyre…!
‘E drejta vonon, por nuk harron’…!

Nga: Sali Shasivari

Exit mobile version