Ballina Auto Honda rikthen modelin e saj ikonik – tani me teknologji të re

Honda rikthen modelin e saj ikonik – tani me teknologji të re

Honda po sjell përsëri në treg një nga modelet e saj më të njohura, Insight, këtë herë në version plotësisht elektrik dhe me teknologji moderne.

Modeli i ri do të ofrojë një autonomi prej rreth 500 km dhe një motor elektrik që zhvillon 201 kuaj/fuqi dhe 310 Nm moment rrotullues.

Insight i ri është bazuar në platformën e:NS2, e zhvilluar në bashkëpunim me Dongfeng, dhe debutimi i tij pritet së pari në Japoni.

Rezervimet fillojnë më 19 mars, ndërsa lansimi i tregut planifikohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026.

Ky rikthim synon të nderojë trashëgiminë e Insight si pionier i automjeteve hibride, duke sjellë tani një crossover elektrik me dizajn bashkëkohor dhe pajisje teknologjike moderne që i përshtaten nevojave të shoferëve të sotëm.

Exit mobile version