Ballina Auto Honda shpjegon pse ‘veturat elektrike nuk janë qëllimi’ i saj

Honda shpjegon pse ‘veturat elektrike nuk janë qëllimi’ i saj

Ashtu si shumë prodhues të tjerë veturash, Honda ka zvogëluar ambiciet e saj për automjetet elektrike.

Vitin e kaluar, ajo ndau 10 trilionë jen (68 miliardë dollarë) për elektrifikimin, vetëm për ta ulur atë me 30% disa muaj më parë.

Kompania kishte synuar gjithashtu që veturat tërësisht elektrike të përbënin 30% të shitjeve vjetore deri në fund të dekadës, por ky objektiv nuk është më në fuqi.

Në një deklaratë të re, Honda e bën të qartë se nuk i sheh automjetet elektrike si të vetmen rrugë drejt neutralitetit të karbonit.

Për të qenë të qartë, Honda ende i qëndron qëllimit të saj për të “arritur neutralitetin e karbonit për të gjitha produktet dhe aktivitetet e korporatave” deri në vitin 2050.

Por ajo beson se ka më shumë se një mënyrë për të arritur diqka.

Exit mobile version