Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hong Kong, në zyrën e profesorit gjendet trupi i pajetë i gruas...

Hong Kong, në zyrën e profesorit gjendet trupi i pajetë i gruas së tij

Policia arrestoi një profesor të Universitetit të Hong Kongut pasi në zyrën e tij në kampus u gjet trupi i pajetë i gruas së tij, transmeton Anadolu Agency (AA)

Mediat lokale raportojnë se profesori i inxhinierisë mekanike, Cheung Kie-chung është arrestuar dje në kampusin universitar.

Policia më parë në zyrën e tij gjeti një valixhe ku ishin pjesë të trupit të gruas së tij të cilat ishin në fazën e dekompozimit.

Gruaja e profesorit udhëhiqej si person i zhdukur që nga 17 gushti kur i arrestuari Cheung rastin e ka paraqitur në polici, sikur gruaja e tij pas një polemike ishte larguar nga apartamaenti ku jetonin me dy fëmijët e tyre.

Në filmimet e kamerës së sigurisë, policia nuk gjeti momentin kur gruaja largohet nga shtëpia, por vërejti momentin kur profesori largohet nga shtëpia e tij me një valixhe në dorë për në zyrën e tij.

Exit mobile version