Ballina Lajmet Kosovë Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja

Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja

Kosovo's Prime Minister Avdullah Hoti poses for photographers prior to a meeting with European Council President Charles Michel at the Europa building in Brussels, Thursday, June 25, 2020. (Yves Herman, Pool Photo via AP)

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë Hoti tha se janë dy rrugë që partitë politike duhet t’i ndjekin, të dakordohen për kandidatin e presidentit ose për zgjedhjet e parakohshme.

“Ende nuk ka konsultime me parti politike, besoj se shpejti do të ulemi të gjitha partitë për të gjetur zgjidhje. Unë në këtë moment jam i angazhuar për menaxhimin e pandemisë në këtë situatë të rëndë me Covid-19”, tha ai.

Kryeministri Hoti nuk ka komentuar deklaratat e fundit të Listës serbe lidhur me qëndrimet e tyre për koalicionin qeverisës dhe mungesën e tyre në kuvend.

Exit mobile version