Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Houthi-t ‘i shpallin lu’ftë’ Iz’raelit dhe aleatëve të tij

Houthi-t ‘i shpallin lu’ftë’ Iz’raelit dhe aleatëve të tij

Yousef Mawry, një gazetar dhe analist politik, thotë se Houthit besojnë se sulmi izraelit në Hodeidah është kryer në koordinim me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe aleatët e tjerë, përfshirë ata arabë.

Houthi-t thonë se “çdo shtet, çdo regjim arab, çdo qeveri në rajon që ndihmon Izraelin ose SHBA-në të kryejnë sulme ndaj Jemenit do të përballet me hakmarrje”, sipas Mawry, i cili po fliste nga Sanaa.

“Do të jetë një sulm i gjithanshëm kundër gjithë pranisë ushtarake izraelite, amerikane dhe britanike në të gjithë rajonin – qoftë në ishullin Socotra këtu në Jemen, bazat ushtarake amerikane në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani,” tha ai për Al Jazeera.

Houthi-t “në thelb po i shpallin luftë Izraelit, SHBA-së, qeverisë britanike dhe çdo regjimi arab që konsiderohet aleat i Izraelit”.

Exit mobile version