Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffi Hovenier, ka thënë se ka qenë privilegj i madh për të shërbejë në Kosovë.
Ai ka thënë se ndihet i nderuar që nga presidentja Vjosa Osmani i është ndarë Urdhri Presidencial i “Dr. Ibrahim Rugova”.
“Kjo njohje ka domethënie të madhe për mua pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në #Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ka qenë një privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Ai është në përfundim të mandatit si ambasador i ShBA-së në Kosovë. Hovenier ka qenë një përkrahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
