Ballina Lajmet Rajon dhe Botë HRW: Bojkotoni ceremoninë e hapjes së Botërorit

HRW: Bojkotoni ceremoninë e hapjes së Botërorit

ATSH-AFP/ – Liderët e mbarë botës duhet të bojkotojnë ceremoninë e hapjes së Botërorit2018 në Moskë më 14 qershor, nëse Rusia aleati kryesor i regjimit të Bachar al-Assad-it nuk merr masa për të mbrojtur civilët në Siri, sipas një OJQ-je.

“Në pritje të një prej ngjarjeve më të komentuara në mediat e botës, Rusia miklon opinion publik botëror në kërkim të respektit’’, u shpreh Kenneth Roth, drejtori ekzekutiv i “Human Rights Watch’’ në një deklaratë të quajtur “Kupa e Botës nuk duhet të harrojë abuzimet në Siri’’.

“Liderët e mbarë botës duhet t’i bëjnë të ditur presidentit Putin se nëse nuk ndryshon qëndrim dhe nuk i jepet fund mizorive të kryera nga forcat siriane dhe ruse në Siri, ata nuk do të ndajnë lozhën VIP me të në mbrëmjen e ceremonisë së hapjes së Botërorit”, u shpreh OJQ-ja me seli në Nju Jork.

Rusia, shteti mikpritës i Kupës së Botës, është mbështetësi kryesor ushtarak i regjimit sirian.

Që nga shtatori i vitit 2015, autoritetet ruse janë përfshirë ushtarakisht në konfliktin e përgjakshëm përkrah forcave qeveritare siriane.

Exit mobile version