Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Huawei padit qeverinë amerikane

Huawei padit qeverinë amerikane

Kompania kineze Huawei ka paditur qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas urdhrit të dhënë se agjencitë federale nuk duhet të përdorin prodhimet e saj.

Huawei ka deklaruar se qeveria e SHBA-ve nuk ka siguruar provat e nevojshme për të argumentuar ndalesën. Gjithashtu, kompania thotë se nuk ka lidhje me qeverinë kineze.

“Ndalesa pengon kompaninë për konkurrencë të ndershme, duke dëmtuar konsumatorët amerikanë, përveçse është edhe një masë e paligjshme”, ka thënë Guo Ping, president i kompanisë kineze Huawei.

Vendimi i SHBA-së erdhi pas dyshimeve se qeveria e Kinës mund të ketë përdorur kompaninë e telekomunikacionit për të spiunuar zyrtarët amerikanë./Opionon.al

Exit mobile version