Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Humbje kolosale fitimesh, Netflix merr vendimin drastik

Humbje kolosale fitimesh, Netflix merr vendimin drastik

Platforma online që transmeton filma, seriale dhe dokumentare, Netflix ka njoftuar se do të bllokojë shpërndarjen e fjalëkalimit të llogarisë nga përdoruesit.

Sipas tyre ky plan i ri erdhi pas një kontrolli financiar lidhur me fitimet ku u vu re se kompania numëron 137 milionë përdorues, prej të cilëve 13 milionë nuk paguajnë tarifën mujore.

Sipas zëdhënësve, kjo i ka shkaktuar kompanisë një humbje financiare prej 135 milionë dollarësh.

Greg Peters, shefi i produksionit, tha se Netflix është në dijeni të fenomenit të shpërndarjes së informacioneve të qasjes nga përdoruesit.

Aktualisht, Netflix ka limituar numrin e përdoruesve në katër për një llogari, ndërsa abonimi mujor fillon nga 9 dollarë deri në 16 dollarë.

Exit mobile version