Sikur shumë vende të BE-së dhe Hungaria po vuan për forcë puntore derisa punëtorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha. Kjo ka shtyrë qeverinë hungareze të japë shpërblim për ata çifte që lindin më shumë se tre fëmijë.
Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullësisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit.
Shkalla e fertilitetit në BE është 1.59 ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për një grua.
