Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Huthit e Jemenit shpallin “bllokadë detare” ndaj Arabisë Saudite

Huthit e Jemenit shpallin “bllokadë detare” ndaj Arabisë Saudite

Grupi Huthi i Jemenit shpalli sot “bllokadë detare” ndaj Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak Yahya Saree tha në një deklaratë televizive në televizionin Al-Masirah të grupit se ndalimi i lundrimit detar të lidhur me Arabinë Saudite “ka hyrë në fuqi që nga momenti i lëshimit të kësaj deklarate”.

Ai paralajmëroi se çdo përshkallëzim saudit do të përballej me atë që ai e quajti “përshkallëzim gjithëpërfshirës dhe të ashpër”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm saudit mbi njoftimin e grupit Huthi.

Javën e kaluar, grupi Huthi akuzoi Arabinë Saudite për kryerjen e një sulmi ajror në aeroportin e Sana-s dhe lëshoi ​​raketa në drejtim të territorit saudit, duke thyer vitet e qetësisë.

Ndërsa Riadi nuk komentoi mbi akuzat e Huthive, qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai kishte në shënjestër aeroportin për të parandaluar uljen e një avioni iranian.

Exit mobile version