Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Huthit e vrasin, pastaj e publikojnë në video kufomën e ish-presidentit (Video)

Huthit e vrasin, pastaj e publikojnë në video kufomën e ish-presidentit (Video)

Ish-presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është vrarë nga rebelët shiit Huthi, dhe vrasja e tij është publikuar me video në rrjetet sociale.

Al Jazeera thotë se videot që po qarkullojnë në mediat sociale shfaqin trupin e pajetë të z.Saleh.

Partia e tij politike më parë kishte mohuar se ai kishte i vdekur, pasi kryengritësit Huthi thyen shtëpinë e tij në kryeqytetin Sanaa.

Më shumë se 8,670 njerëz janë vrarë dhe 49,960 janë plagosur që kur një koalicion i udhëhequr nga Saudia ndërhyri në konflikt në vitin 2015.

Konflikti dhe bllokada kanë lënë gjithashtu 20.7 milionë njerëz në nevojë për ndihmë humanitare, dhe kanë krijuar krizen me te madhe ushqimore. /MESAZHI/

Exit mobile version