Rebelët Huthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të koordinuar me raketa dhe dronë kundër dy cisternave saudite të naftës, të emëruara “Encelia” dhe “Layla”, në ujërat e Detit të Kuq.
Sipas Qendrës së Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), një nga anijet e shënjestruara rreth 130 kilometra larg bregdetit saudit është përfshirë nga flakët, por deri tani nuk raportohet për viktima në ekuipazh. Huthit e cilësuan operacionin si hakmarrje ndaj bllokadës 12-vjeçare të Arabisë Saudite kundër Jemenit, duke e pagëzuar fushatën si “rrethim për rrethim”.
Ky sulm ka ndodhur në ngushticën strategjike Bab al-Mandeb. Ngjarja po shkakton pengesa të mëdha në linjat ndërkombëtare të furnizimit dhe rrit rrezikun për sigurinë e transportit të energjisë globale. /mesazhi
