Ballina Lajmet Kosovë Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale

Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale

Hysni Gucati do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.
Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet.

Exit mobile version