Ballina Lajmet Kosovë I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i arrestuari T.K. ka pranuar se e ka vrarë Enver Bajraktarin në Baicë të Lipjanit, trupi i të cilit u gjet i groposur më 4 gusht.

T.K., sipas njoftimit, gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

Ai është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.

I dyshuari u arrestua të martën në mëngjes.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.

Exit mobile version