Ballina Lajmet Rajon dhe Botë I kthehen daktilografit për shkak të sulmeve kibernetike

I kthehen daktilografit për shkak të sulmeve kibernetike

Punonjësit e qeverisë në një qytezë në Alaska kanë filluar të përdorin daktilografin për shkak të një softueri të keq që ka përfshirë sistemet e tyre kompjuterike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, një “ransomware”, softuer që bllokon aksesin kompjuterik duke kërkuar shpërblesë për hapjen e sërishme të tij, ka shkaktuar ndërprerjen e serverit të postës elektronike, sistemeve të brendshme dhe serverat e shërbimit për rikuperimin nga pasojat e fatkeqësive në Matanuska-Susitna.

Zëdhënësi i qeverisjes lokale tha se personeli aktualisht është duke përdorur daktilografik për komunikime zyrtare, ndërsa faturat janë duke u shkruar në mënyrë manuale.

Siç njoftohet, softueri keqbërës ka prekur 500 kompjuterë që përdorin sistemet operative Windows 7 dhe 10 dhe 120 serverë kompjuterikë.

Thuhet se sulm ka pësuar edhe sistemi telefonik i qeverisjes lokale dhe sistemi i kartave të hyrjes.

Exit mobile version