I riu palestinez, Ali Majed Hamadneh (23 vjeç), ka ndërruar jetë pasi u plagos nga të shtënat gjatë një sulmi në fshatin Deir Jarir, në lindje të Ramallahut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai u qëllua nga persona të armatosur gjatë sulmit ndaj fshatit, ku një plumb i depërtoi në shpinë dhe gjoks. I plagosuri u dërgua në Qendrën Mjekësore Palestineze në Ramallah në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Burimet bëjnë të ditur se sulmi u krye nga kolonë të armatosur, nën mbrojtjen e forcave izraelite, të cilët hynë në fshat nga hyrja perëndimore dhe hapën zjarr ndaj banorëve. /mesazhi
